Terroristët e ISIS luftojnë kundër grupit terrorist Fronti Nusra
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63061-terroristët_e_isis_luftojnë_kundër_grupit_terrorist_fronti_nusra
Burimet siriane kanë njoftuar për përleshje të ashpra mes terroristëve të grupit Fronti Nusra dhe ISIS në pjesën lindore të provincës Hamah në veri të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 26, 2017 12:33 Europe/Tirane
  • Terroristët e ISIS luftojnë kundër grupit terrorist Fronti Nusra

Burimet siriane kanë njoftuar për përleshje të ashpra mes terroristëve të grupit Fronti Nusra dhe ISIS në pjesën lindore të provincës Hamah në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Al-Nashra njoftoi se në këto luftime të ashpra janë vrarë ose plagosur me dhjetëra terroristë nga të dy palët. Nga ana tjetër, terroristët e ISIS janë përleshur edhe me grupit e ashtuquajtur "Ushtria Çlirimtare e Sirisë" në pjesën perëndimore të Daraa në jug të Sirisë. Këto luftime janë zhvilluar rreth qytetit Hovdul-Jermuk në perëndim të Daraa. Ndërkohë ushtria e Sirisë ka filluar një fazë të re të operacioneve të saj për çlirimin e lagjes Xhuber në rrethinën e Damaskut. Burimet informative pohojnë se ushtria e Sirisë në rajonin Xhubar ka sulmuar pozicionet e grupeve të armatosura.