Zyrtari emiratas: Koalicioni saudit duhet të bombardojë Al Jazeera-n
Një zyrtar i lartë i sigurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe i ka bërë thirrje koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që sulmon Jemenin që nga viti 2015, për të bombarduar rrjetin mediatik katariot Al Jazeera.
"Aleanca duhet të bombardojë makinën e terrorizmit ... kanalin e ISIS-it, al-Kaidës dhe frontit al-Nusra, terroristët e Al Jazeera-s," tha shefi i sigurisë së Dubait, Dhahi Khalfan. Në fjalën e tij, Khalfan fajësoi Al Jazeera-n për sulmin terrorist të së premtes në Gadishullin Sinai të Egjiptit, që vrau 305 njerëz dhe plagosi 128 të tjerë. "Për sa kohë ata (Al Jazeera) do të vazhdojnë të luajnë me sigurinë e Egjiptit dhe botës arabe?" deklaroi ai , duke fajësuar Al Jazeera-n për sulmin terrorist në Egjipt. Khalfan është i njohur për deklaratat kontradiktore të tij në të kaluarën, përfshirë thirrjen e arabëve për t'u bashkuar me Izraelin, mbështetjen për ndalimin e udhëtimit kundër vendeve myslimane të presidentit amerikan Donald Trump dhe duke i kërkuar Dohës të vendosë kundër organizimit të Kampionatit Botëror të futbollit në vitin 2022.