Pastrohen disa territore të tjera në provincën Anbar të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63089-pastrohen_disa_territore_të_tjera_në_provincën_anbar_të_irakut
Ushtria irakiane e mbështetur nga forcat popullore, ka arritur të pastrojë 730 km territor të provincës Anbar nga prania e terroristëve të ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2017 04:56 Europe/Tirane
  • Pastrohen disa territore të tjera në provincën Anbar të Irakut

Ushtria irakiane e mbështetur nga forcat popullore, ka arritur të pastrojë 730 km territor të provincës Anbar nga prania e terroristëve të ISIS.

Komandanti Abdul’amir Rashid Jarallah i cili ka drejtuar operacionin për pastrimin e rajoneve në fjalë, ka thënë se ushtria, forcat popullore dhe policia federale kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS. Pastrimi për rajonin Xhazira përfshin territorin në mes provincave Selahudin, Ninva dhe Anbar. Një tjetër lajm nga Iraku bën të ditur arrestimin e disa prej krerëve të ISIS në provincën Anbar në perëndim të Irakut. Burime nga ministria e mbrojtjes e Irakut njoftuan përfundimin e operacioneve për pastrimin e rajoneve perëndimore në provincën Anbar të Irakut. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Irakut tha se rimarrja e bazës së fundit të terroristëve të ISIS në provincën perëndimore të Anbarit nga forcat e ushtrisë dhe nga Njësitë e Mobilizimit Popullor shënon fundin e kërcënimit ushtarak të paraqitur nga ekstremistët në Irak.