Vazhdojnë sulmet saudite kundër popullit jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63201-vazhdojnë_sulmet_saudite_kundër_popullit_jemenas
Sipas burimeve ushtarake të Jemenit, avionët luftarakë sauditë kanë vazhduar bombardimet në Jemen gjatë 24 orëve të fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2017 15:12 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet saudite kundër popullit jemenas

Sipas burimeve ushtarake të Jemenit, avionët luftarakë sauditë kanë vazhduar bombardimet në Jemen gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve Saba, avionët luftarakë sauditë kanë kryer 20 sulme në provincat e ndryshme të Jemenit gjatë 24 orëve të fundit, që kanë shkaktuar shumë dëme financiar në vende publike dhe private. Sipas këtij burimi ushtarak, dy sulme janë kryer në zonën Al Sabahan në provincën Sade. Sipas këtij raporti, po ashtu avionët sauditë kanë kryer sulme në qytetin Sagar, në rajonin Al Hahle që gjendet në kufirin mes Arabisë Saudite dhe Jemenit. Në Provincën Marib, avionët sauditë kryen katër sulme. Gjithashtu, dy sulme ndodhën në zonën Moza në provincën Taiz, dhe një sulm u krye edhe në urën lokale në zonën Nana në Sana.