Arabia Saudite kundër aktiviteteve të femrave në përfaqësitë diplomatike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63227-arabia_saudite_kundër_aktiviteteve_të_femrave_në_përfaqësitë_diplomatike
Kuvendi i Arabisë saudite në një mesazh të tij në Twitter është shprehur kundër propozimit të komisionit për çështjet e jashtme të Arabisë Saudite që postet e rëndësishme në përfaqësitë diplomatike të Arabisë Saudite tu jepen femrave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 29, 2017 05:25 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite kundër aktiviteteve të femrave në përfaqësitë diplomatike

Kuvendi i Arabisë saudite në një mesazh të tij në Twitter është shprehur kundër propozimit të komisionit për çështjet e jashtme të Arabisë Saudite që postet e rëndësishme në përfaqësitë diplomatike të Arabisë Saudite tu jepen femrave.

Përfaqësuese femra në kuvendin e Arabisë Saudite kanë propozuar që femrat të punësohen nëpër përfaqësitë diplomatike dhe ambasadat e këtij vendi jashtë vendit. Shoqëria tradicionale dhe e mbyllur e Arabisë Saudite kohët e fundit ka hasur ndryshime politike, ekonomike dhe sociale të cilat janë bërë në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe sioniste. Ndryshimet e gjera në Arabinë Saudite synojnë zgjerimin e pushtetit nga Muhamed Bin Selman trashëgimtar i fronit dhe kthimin e sistemit social në një sistem laik. Pas 60 vitesh mbreti i Arabisë saudite ka nxjerrë një dekret ku lejon që femrat në Arabinë Saudite të ngasin makinën. Mirëpo femrat në këtë vend vazhdojnë të përballen me kufizime të gjera në familje puna dhe udhëtime jashtë shtetit.