Dominimi i ushtrisë siriane në zona të reja në Alepo
Ushtria siriane dhe aleatët e saj vazhduan avancimet kundër grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Al Nusra në periferi të Alepos.
Burimet siriane njoftuan për avancimet e ushtrisë siriane dhe aleatëve të tyre në fshatrat e Alepos, njofton agjencia e lajmeve Mehr, duke cituar kanalin televiziv Al Manar. Sipas këtij raporti, ushtria siriane dhe aleatët e saj morën kontrollin e fshatrave Mazraa dhe Aziza Abisan në jugperëndim të Khazar në lagjen juglindore të Alepos, pas përleshjeve me terroristët e Frontit Al Nusra dhe grupeve aleate të tij. Në të njëjtën kohë, burimet siriane raportuan për përpjekjet e vazhdueshme të pajtimit në pjesën lindore, veriore dhe perëndimore të Alepos dhe njoftuan se ka arsye për pajtim për ata që dëshirojnë të bashkohen me përpjekjet e pajtimit kombëtar.