Liga Arabe pranon ekzistimin e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve anëtare
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe pranoi se ka shumë dallime midis vendeve arabe, veçanërisht në çështjet e sigurisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Abu Al Geit, deklaroi në një fjalim në Konferencën e Dialogut Mesdhetar (vendet mesdhetare) në Romë, kryeqytetin e Italisë, se në vendet arabe nuk pikëpamje të njëjtë mbi prioritetet e sigurisë. Al Geit shprehu shpresën për krijimin e një pike të përbashkët midis vendeve arabe mbi cështjen e sigurisë. Sekretari i përgjithshëm i Ligëss Arabe duke folur për Iranin, tha se vendet arabe kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me Iranin dhe Liga Arabe është e gatshme të hyjë në një dialog kuptimplotë me Republikën Islamike të Iranit për të formuar një vizion të përbashkët strategjik.
 
							 
						 
						