Kongresi i partisë “ Urtësia Kombëtare” në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63447-kongresi_i_partisë_urtësia_kombëtare_në_irak
Në prani të 1300 delegatëve nga i gjithë Iraku, sot në Bagdad organizohet kongresit i partisë “ Urtësia Kombëtare”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 02, 2017 04:28 Europe/Tirane
  • Kongresi i partisë “ Urtësia Kombëtare” në Irak

Në prani të 1300 delegatëve nga i gjithë Iraku, sot në Bagdad organizohet kongresit i partisë “ Urtësia Kombëtare”.

Në këtë kongres i cili do të monitorohet nga qeveria irakiane, do të zgjidhet kryesia e partisë. Sipas ligjit në Irak, çdo lëvizje apo parti politike për të pasur mundësi që të përfaqësohet në parlament duhet të regjistrohet zyrtarisht. Lëvizja Urtësia Kombëtare, sot organizon kongresin e saj me 1300 delegatë dhe votimet për kryesinë do të monitorohen nga vetë qeveria e Bagdadit. Në këto zgjedhje 5 delegatë do të zgjidhen si kryetarë prej të cilëve sipas ligjit 2 duhet të jenë femra. Pas zgjedhjes së kryesisë do të përcaktohen pjesëtarët e zyrës politike e cila përbëhet nga 25anëtarë. Duhet thënë se 1/3 e anëtarëve të zyrës politike duhet të jenë femra. Përfaqësuesit e qeverisë irakiane do të monitorojnë të gjithë procesin e votimit dhe kongresi do të transmetohet direkt në media. Pas zyrtarizmit të partisë Urtësia Kombëtare, ajo mund të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Sejed Amar Hakim pas largimit nga Kuvendi Suprem Islamik i Irakut, njoftoi formimin e partisë Urtësia Kombëtare. 60% e delegatëve që marrin pjesë në kongres janë të rinj të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe intelektualëve të Irakut.