Shpërthim në veri të Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63495-shpërthim_në_veri_të_bagdadit
Një burim i afërt me policinë irakiane ka njoftuar për shpërthimin e një bombe në veri të Bagdadit duke plagosur pesë persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2017 11:11 Europe/Tirane
  • Shpërthim në veri të Bagdadit

Një burim i afërt me policinë irakiane ka njoftuar për shpërthimin e një bombe në veri të Bagdadit duke plagosur pesë persona.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ky burim ka njoftuar se bomba ka shpërthyer në afërsi të rajoneve tregtare në lagjen Al Hemamejat, në veri të Bagdadit. Burimi, i cili ka kërkuar të mbetet anonim ka shtuar: "Forcat e sigurisë menjëherë i penguan qytetarët që të afroheshin në zonë dhe të plagosurit u dërguan në spital për t'u trajtuar. Të hënën e kaluar, 17 vetë u vranë dhe 28 u plagosën në një shpërthim në Bagdadin juglindor. Terroristët e mbetur të ISIS kanë intensifikuar vrasjen e civilëve në qytete të ndryshme të Irakut, pas një sërë humbjesh kundër forcave irakiane.