Vriten disa ushtarakë sauditë në një operacion hakmarrës të ushtrisë jemenase
Agjencia Mejadin e Lajmeve njoftoi se ushtria e Jemenit në një operacion hakmarrës në jug të Arabisë Saudite ka vrarë me dhjetëra ushtarë sauditë.
Forcat jemenase në kundërpërgjigje ndaj krimeve të mercenarëve sauditë në këtë vend, gjatë disa operacioneve kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë së koalicionit agresor të drejtuar nga Arabia Saudite në frontin Nehem në Sana. Kanali televiziv Al Masira njoftoi se burimet ushtarake në Jemen kanë deklaruar se me sulmin e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të forcave saudite në rajonin Sevda'e në frontin Nehem, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra pjesëtarë të forcave të Arabisë Saudite. Forcat jemenase gjithashtu gjatë një operacioni tjetër kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në rajonin Maslub në provincën Al-Xhuf në veri të Jemenit, u kanë shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe në njerëz forcave mercenare saudite. Njëkohësisht me këtë, gjatë një sulmi befasues të forcave jemenase në rajonin Al-Matar në qytetin Sirvah në provincën Meareb në qendër të Jemenit, gjithashtu forcat mercenare saudite kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz.