Dhjetor 03, 2017 14:55 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat e qytetarëve bahrejnas në mbështetje të Shejkh Isa Kasem

Qytetarët e Bahrejnit përsëri kanë organizuar protesta të gjera në rajone të ndryshme të këtij vendi dhe kanë hedhur slogane në mbështetje të Shejkh Isa Kasem, autoritetit të lartë myslimanëve shiitë të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se pjesëmarrësit në këto protesta kanë hedhur slogane kundër regjimit Al Khalifa dhe kanë dënuar veprimet e dhunshme kundër të burgosurve politikë. Protestuesit gjithashtu kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj Shejkh Isa Kasem. Qytetarët e Bahrejnit edhe të enjten në mbrëmje kanë organizuar protesta në rajone të ndryshme të këtij vendi dhe kanë deklaruar solidaritetin e tyre me Shejkh Isa Kasem.

Tags