Hashd al-Sha’abi nuk do të shpërbëhet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63601-hashd_al_sha’abi_nuk_do_të_shpërbëhet
Një komandant irakian ka hedhur poshtë thirrjet për shpërndarjen e Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut, të njohur gjithashtu me emrin Hashd al-Sha'abi, të cilat kanë luajtur një rol të madh në shkatërrimin e grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2017 17:08 Europe/Tirane
  • Hashd al-Sha’abi nuk do të shpërbëhet

Një komandant irakian ka hedhur poshtë thirrjet për shpërndarjen e Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut, të njohur gjithashtu me emrin Hashd al-Sha'abi, të cilat kanë luajtur një rol të madh në shkatërrimin e grupit terrorist ISIS.

Ahmad al-Asadi, një nga udhëheqësit e Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut, u citua nga AFP duke thënë se "çdo diskutim i tillë është refuzuar dhe ne nuk pranojmë ndërhyrje në çështjet e Irakut". Ai shtoi: "Kërkesa për shpërbërjen e Hashd al-Sha’abit është sikur të kërkohet shpërbërja e ushtrisë irakiane, sepse forcat vullnetare janë një element kyç i sigurisë së Irakut". Të shtunën, presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi Irakun, duke bërë thirrje për "një çmilitarizim gradual" të forcave vullnetare irakiane dhe për "çmontimin" e të gjitha grupeve  "paramilitare në Irak". Duke reaguar ndaj thirrjes së Macron, nënpresidenti i Irakut dhe ish-kryeministri Nuri al-Maliki, shkroi në një postim në Facebook se "Emmanuel Macron ndërhyri papritur në punët e brendshme të Irakut, duke bërë thirrje për çmontimin e një institucioni ligjor, si Hashd al-Sha'abi. " "Ne nuk duam që ndonjë vend të imponojë vullnetin e tij ndaj qeverisë irakiane dhe kombit irakian," shtoi nënpresidenti irakian. Duke reaguar ndaj thirrjeve të zyrtarëve perëndimorë, një komandant i lartë i forcave vullnetare të Irakut, kohët e fundit tha se forcat forcat amerikane duhet të largohen nga vendi pas zhdukjes së ISIS-it. Në një intervistë ekskluzive me Press TV, Hadi al-Ameri, i cili kryeson Organizatën Bedr të Irakut, tha se forcat popullore do t'i bënin thirrje parlamentit të hartojë legjislacionin për të kërkuar që Shtetet e Bashkuara të tërheqin të gjitha trupat e tyre nga Iraku.