Gjendja dhe situata në Sana është stabile
Ministria e brendshme e Jemenit ka deklaruar se situata aktuale në Sana kryeqytetin e Jemenit dhe në provinca të tjera të këtij vendi është stabile dhe forcat e rendit kryejnë detyrën e tyre me vendosmëri të lartë.
Ministria e brendshme e Jemenit me anë të një deklarate uroi forcat jemenase për fitoren e tyre përballë agresorëve dhe pushtuesve dhe deklaroi se forcat e sigurisë kanë arrestuar shumë faktorë dhe elementë destruktivë dhe tradhtarë dhe armët e tyre ua kanë dorëzuar forcave të armatosura. Operacioni për kapjen e elementëve destruktivë dhe tradhtarë në Sana është kryer nga forcat e policisë në bashkëpunim me komitetet popullore. Pas dështimit të bisedimeve mes lëvizjes Ansarullah dhe Xhenah të Ali Abdullah Saleh, përkrahësit e këtyre dy grupeve janë konfrontuar me njëri-tjetrin në Sana duke lënë të vrarë dhe të plagosur shumë persona. Thuhet se Emiratet po bëjnë përpjekje që përsëri në pushtet të vijë Ali Abdullah Saleh.