Avionët sauditë sulmojnë godinën e presidencës jemenase
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63733-avionët_sauditë_sulmojnë_godinën_e_presidencës_jemenase
Avionët luftarakë të regjimit saudit dje kanë sulmuar godinën e presidencës së Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 05, 2017 05:08 Europe/Tirane
  • Avionët sauditë sulmojnë godinën e presidencës jemenase

Avionët luftarakë të regjimit saudit dje kanë sulmuar godinën e presidencës së Jemenit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilës, godina e presidencës jemenase ka pësuar dëmtime të shumta materiale pas bombardimeve të kryera nga avionët sauditë. Avionët sauditë vazhdojnë fluturimet e tyre mbi hapësirën ajrore të Sanas, në kohën ku kryeqyteti jemenas është i përfshirë nga trazirat pas vrasjes së Ali Abdullah Saleh ish president i jemenit. Ministria e brendshme e Jemenit ka lëshuar një deklaratë që konfirmon vdekjen e presidentit të rrëzuar të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, gjatë përleshjeve në kryeqytetin Sana. Konfirmimi erdhi pasi një radio jemenase njoftoi të hënën se Saleh ishte vrarë gjatë përleshjeve në kryeqytetin e Jemenit. Ministria e brendshme e Jemenit më tej tha në deklaratën e saj se Saleh kishte krijuar "kaos" në vend, duke bashkëpunuar me "milicitë e agresionit" dhe kishte ofruar ndihmë për "milicitë ekstremiste". Ministria shtoi se forcat jemenase, të mbështetura nga luftëtarët e lëvizjes popullore Ansarullah, kanë në kontroll të plotë të gjitha pozicionet e mbajtura më parë nga militantët e Saleh në Sana.