Erdogan: Kodsi është vija e kuqe për myslimanët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63761-erdogan_kodsi_është_vija_e_kuqe_për_myslimanët
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se mund t’i shkëpusë lidhjet me Izraelin nëse Shtetet e Bashkuara e njohin Kodsin si kryeqytet të tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2017 10:17 Europe/Tirane
  • Erdogan: Kodsi është vija e kuqe për myslimanët

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se mund t’i shkëpusë lidhjet me Izraelin nëse Shtetet e Bashkuara e njohin Kodsin si kryeqytet të tij.

Erdogan tha se një veprim i tillë do të kalonte “vijën e kuqe” për myslimanët. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se mund ta njohë këtë javë Kodsin si kryeqytet të Izraelit dhe ta zhvendosë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në qytetin e shenjtë. Kodsi i shenjtë është pika më e nxehtë e konfliktit izraelito-palestinez. Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm. Regjimi sionist, ndërkaq, e ka pushtuar Kodsin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij. Megjithatë, pushtimi i dhunshëm regjimit sionist mbi Kodsin e shenjtë nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv. "Z. Trump, Kodsi është vija e kuqe për myslimanët. Ne mund të shkojmë aq larg sa të ndërpresim lidhjet me Izraelin për shkak të kësaj çështjeje”, tha Erdogan në një fjalim televiziv.