Avionët luftarakë të regjimit Al Saud bombardojnë provincën Sana të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63775-avionët_luftarakë_të_regjimit_al_saud_bombardojnë_provincën_sana_të_jemenit
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite disa herë kanë bombarduar provincën Sana në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2017 11:37 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë të regjimit Al Saud bombardojnë provincën Sana të Jemenit

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite disa herë kanë bombarduar provincën Sana në Jemen.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Jemenit njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj të enjten pasdite kanë bombarduar qytetin Sanhan dhe rajonin Beni Behlul në provincën Sana të Jemenit. Avionët sauditë në këtë kuadër kanë bombarduar edhe rajonet e ndryshme të provincës Sa'deh në veriperëndim të Jemenit. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë jemenas. Në përgjigje të këtyre sulmeve, forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë së Arabisë Saudite dhe të forcave mercenare saudite në jug të Arabisë Saudite dhe në rajone të ndryshme kufitare të Jemenit.