Dhjetëra mijëra jemenas manifestojnë në përkrahje të unitetit
Dhjetëra mijëra jemenas kanë organizuar një demonstratë kundër luftës së udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit, duke bërë thirrje për unitet mes të gjitha fraksioneve në vend.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, manifestuesit dolën në rrugët e kryeqytetit Sana'a të martën, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund agresionit shkatërrimtar të Arabisë Saudite kundër vendit më të varfër arab. Demonstruesit kërkuan dialog mes të gjitha palëve ndërluftuese në Jemen, në një përpjekje për të kundërshtuar komplotet ekzistuese kundër unitetit të vendit. Më shumë se 12,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i fushatës vdekjeprurëse të Arabisë Saudite kundër Jemenit në mars të vitit 2015. Pjesa më e madhe e infrastrukturës së vendit, duke përfshirë spitalet, shkollat dhe fabrikat, është shkatërruar për shkak të luftës. Sipas OKB-së, Jemeni po përjeton "krizën më të keqe humanitare në planet".