Saleh pagoi çmimin e tradhtisë së tij
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63801-saleh_pagoi_çmimin_e_tradhtisë_së_tij
Ish Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, u vra të hënën gjatë përleshjeve me forcat e lëvizjes popullore jemenase Ansarullah në kryeqytetin Sana'a.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2017 17:33 Europe/Tirane

Ish Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, u vra të hënën gjatë përleshjeve me forcat e lëvizjes popullore jemenase Ansarullah në kryeqytetin Sana'a.

Ai u vra ndërsa përpiqej të arratisej në provincën Ma'areb. Kjo ngjarje ndodhi menjëherë pasi Saleh u shkëput nga aleanca me lëvizjen Ansarullah në favor të Arabisë Saudite, e cila vazhdon të kryejë një luftë barbare kundër Jemenit. Saleh ishte presidenti i Jemenit për 33 vjet derisa dha dorëheqjen më 2012. Ali Abdullah Saleh, i cili u vra kohët e fundit në Sana'a, nuk arriti të nxirrte mësime nga historia dhe ra në kurthin e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili ka qenë i përfshirë në një fushatë të përgjakshme ushtarake kundër Jemenit që nga fillimi i vitit 2015. Arabia Saudite dhe koalicioni i aleatëve të saj kërkuan të ndezin një luftë civile në Jemen përmes nxitjes së kryengritjes dhe prishjes së aleancës midis lëvizjes Ansarullah dhe partisë së Kongresit të Përgjithshëm të Popullit të kryesuar nga Saleh. Lëvizja Ansarullah e Jemenit deklaroi se ish-presidenti i vendit, Ali Abdullah Saleh, "nuk ishte i sinqertë" në konfrontimin e tij me koalicionin ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, ndërsa bashkëpunonte fshehurazi me Riadin, duke e përshkruar epokën e Saleh si "më të keqen" në historinë e Jemenit. Në deklaratën e Ansarullah thuhet: “Saleh nuk ishte i sinqertë në përballjen me agresionin saudit, ai bashkëpunonte me agresorin në mënyrë të fshehtë dhe jo publikisht apo haptazi, duke shkaktuar martirizimin e shumë liderëve të rezistencës jemenase. Ne ishim të saktë kur kemi akuzuar Saleh për komplot dhe tradhti. Ne ishim gjithashtu të ndershëm kur thamë se Saleh nuk po merr pjesë në përballjen me agresionin dhe duke përdorur kartën e rebelimit të brendshëm në Jemen, u përpoq të sabotonte rezistencën e popullit jemenas ndaj agresionit saudit". Sipas analistit të njohur politik arab, Abdel Bari Atuan, “ishte një surprizë që Saleh, një politikan veteran që kishte qeverisur Jemenin për më shumë se tre dekada, ishte mashtruar nga sauditët dhe u kthye në aleancë me regjimin e  Riadit”. Ai tha se në vitin 1994, kur ushtria jemenase ishte e angazhuar në një luftë me separatistët, Saleh ishte i vetëdijshëm se Arabia Saudite po përpiqej të shpërbënte Jemenin. “Saleh ishte i mendimit se çdo grup apo vend që gëzon mbështetjen e Arabisë Saudite është i dënuar të dështojë”, tha Atuan. I tronditur nga vendimi i Saleh për fundin e aleancës së tij me lëvizjen Ansarullah, ky komentues politik tha se vendimi u mor në kohën kur lufta e Jemenit po afrohej me fundin e saj. Vendimi i Saleh për të anashkaluar luftëtarët Huthi erdhi në kohën kur bota po përjeton masakrën saudite të mijëra civilëve të pafajshëm jemenas dhe bllokadën e 28 milionë qytetarëve që po përballen me urinë. Ndryshimi i qëndrimit të Saleh erdhi kur komuniteti ndërkombëtar akuzoi regjimin saudit për krime lufte dhe ndërmori veprim në ndalimin e tregtisë së armëve me Riadin. Atuan tha se Saleh ishte i vetëdijshëm për faktin se sauditët e urrenin dhe vetëm donin ta manipulonin. Wshtë e qartë se ish presidenti jemenas u mashtrua nga paratë e sauditëve dhe emiratasve duke shkelur mbi gjakun e të rinjve jemenas dhe mbi vuajtjet e pafundme të popullit jemenas, por komploti i tij nuk e çoi atë drejt qëllimeve të tij. Përkundrazi, Ali Abdullah Saleh, ashtu si shumica e tradhtarëve gjatë gjithë historisë, e pagoi me jetë tradhtinë e turpshme ndaj popullit heroik e të pamposhtur të Jemenit.