Jemenasit lëshojnë 5 raketa Zelzal-1 kundër bastioneve të mercenarëve sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63815-jemenasit_lëshojnë_5_raketa_zelzal_1_kundër_bastioneve_të_mercenarëve_sauditë
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit, ndaj bastioneve të mercenarëve sauditë kryesisht në veri dhe jug të shkretëtirës Midi në provincën Hexha kanë lëshuar të paktën 5 raketa të tipit Zelzal-1.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2017 05:05 Europe/Tirane
  • Jemenasit lëshojnë 5 raketa Zelzal-1 kundër bastioneve të mercenarëve sauditë

Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit, ndaj bastioneve të mercenarëve sauditë kryesisht në veri dhe jug të shkretëtirës Midi në provincën Hexha kanë lëshuar të paktën 5 raketa të tipit Zelzal-1.

Mësohet se raketa ka qëlluar objektivin dhe u ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe në njerëz, mercenarëve sauditë. Njëkohësisht forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar me topa disa lokacione të mercenarëve sauditë në rajonin Vadi Sale duke lënë të vrarë shumë mercenarë. Gjithashtu dje në bazat Mekalel dhe kodrën Vakil janë vrarë të paktën 6 mercenarë të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për të kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar.