Ushtarët sionistë sulmojnë BPLJ
Ushtarët e regjimit sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme në BPLJ.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, të shtunën ushtria e regjimit sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme në BPLJ, ku kanë shpërthyer përleshje të ashpra midis palestinezëve dhe sionistëve. Pas këtyre përleshjeve ushtarët sionistë kanë arrestuar 131 qytetarë palestinezë pa e bërë të ditur aktakuzën. Forcat okupatore sioniste çdo ditë sulmojnë rajone të ndryshme palestineze në BPLJ dhe Kods, duke arrestuar shumë të rinj palestinezë të cilët mbahen nëpër burgje pa u zhvilluar proces gjyqësor ndaj tyre. Institucione të ndryshme palestineze për të drejtat e njeriut kanë thënë se deri më tani në burgjet izraelite po mbahen 6400 palestinezë, në mesin e të cilëve 62 janë gra dhe rreth 300 fëmijë.