Presidenti i Francës: Marrëveshja bërthamore nuk duhet të anulohet
Presidenti i Francës deklaroi se nuk ekziston ndonjë zëvendësim më i mirë se sa marrëveshja bërthamore për dakordim me Republikën Islamike të Iranit në lidhje me programin atomik.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, të enjten në një konferencë për shtyp të përbashkët me Sheik Tamim bin Hamad Ale Thani theksoi të zhvilluar në Doha të Katarit, deklaroi: "Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk duhet të shkatërrohet, sepse zëvendësimi i saj do të jetë më i keq". Macron gjithashtu duke reaguar ndaj vendimit të Donald Trump, presidentit të Amerikës për të shpallur Kodsin kryeqytet të regjimit sionist dhe për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods, deklaroi se vendimi i Trump ishte plotësisht individual dhe Parisi e hedh poshtë atë. Prioritet i Parisit është kthimi i stabilitetit në vendet e rajonit të Gjirit Persik dhe u shpreh që Lindja e Mesme sa më shpejtë të spastrohet nga prania e terroristëve. Ndërkohë Sheik Tamim bin Hamad Ale Thani, emiri i Katarit, në këtë konferencë për shtyp, deklaroi se rrugëzgjidhja më e mirë për zgjidhjen e krizës së Katarit dhe vendeve arabe, është dialogu. Ai shtoi: "Është për të ardhur keq se bllokada e vendeve arabe kundër Katarit, po vazhdon akoma". Arabia Saudite, Bahrejni, EBA dhe Egjipti për shkak se Doha nuk ndjek politikën e Arabisë Saudite, që nga qershori i vitit 2017 kanë ndërprerë marrëdhëniet politike me Katarin. Sheik Tamim bin Hamad Ale Thani theksoi: "Mbrojtja e sovranitetit kombëtar të Katarit është prioritet dhe vendi i tij thekson vazhdimin e luftës kundër terrorizmit.