Vriten disa ushtarë sauditë në jug të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63977-vriten_disa_ushtarë_sauditë_në_jug_të_arabisë_saudite
Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit në kundërpërgjigje ndaj krimeve të Arabisë Saudite, kanë sulmuar pozicionet e forcave mercenare saudite në Xhizan në jugperëndim të Arabisë Saudite dhe kanë vrarë me dhjetëra pjesëtar të këtyre forcave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 08, 2017 11:25 Europe/Tirane
  • Vriten disa ushtarë sauditë në jug të Arabisë Saudite

Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit në kundërpërgjigje ndaj krimeve të Arabisë Saudite, kanë sulmuar pozicionet e forcave mercenare saudite në Xhizan në jugperëndim të Arabisë Saudite dhe kanë vrarë me dhjetëra pjesëtar të këtyre forcave.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se forcat e rezistencës së Jemenit kanë sulmuar qendrat e ushtarakëve agresorë sauditë në rajonin Al-Madrase në Xhizan dhe kanë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë. Nga ana tjetër në vazhdën e krimeve të agresorëve sauditë kundër popullit jemenas, 15 civilë jemenas janë vrarë gjatë bombardimeve të avionëve luftarakë sauditë në rajonin Sha’ban në qytetin Razih në provincën Sa’de në veri të Jemenit. Gjithashtu, tetë civilë jemenas janë vrarë në sulmin ajror të avionëve luftarakë të koalicionit sauditë në rajonin Beni Muadh në provincën Sa’de.