Shtohet numri i martirëve palestinezë në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64059-shtohet_numri_i_martirëve_palestinezë_në_gaza
Gjatë sulmeve ajrore të sionistëve kundër Rripit të Gazës, janë martirizuar edhe 4 palestinezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 09, 2017 11:34 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i martirëve palestinezë në Gaza

Gjatë sulmeve ajrore të sionistëve kundër Rripit të Gazës, janë martirizuar edhe 4 palestinezë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se në sulmin e ushtrisë së regjimit sionist që u krye sot në mëngjes kundër pozicioneve të forcave të rezistencës palestineze në jug të qytetit Gaza, janë vrarë dy pjesëtarë të brigadave Al-Kasam, dega ushtarake e Rezistencë Islamike të Palestinës (Hamas). Në sulmet e regjimit sionistë që janë kryet të premten në mbrëmje në jug të Rripit të Gazës janë martirizuar dy civilë palestinezë. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka deklaruar se gjatë sulmeve të fundit të ushtrisë së regjimit sionist kundër palestinezëve, janë plagosur 1114 palestinezë. Vlen të theksohet se pas vendimit të presidentit amerikan për njohjen zyrtare të Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist, territoret e pushtuara të Palestinës janë përfshirë nga përleshjet mes forcave ushtarake të regjimit sionist dhe palestinezëve.