Iraku feston me paradë ushtarake fitoren ndaj ISIS-it
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64125-iraku_feston_me_paradë_ushtarake_fitoren_ndaj_isis_it
Kryeministri Heidar Abadi gjatë një parade të forcave të ushtrisë në Bagdad se trupat irakiane kishin marrë kontrollin e plotë të kufirit irakiano-sirian dhe se ushtria dhe populli i Irakut kanë triumfuar përfundimisht në luftën kundër grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2017 15:12 Europe/Tirane
  • Iraku feston me paradë ushtarake fitoren ndaj ISIS-it

Kryeministri Heidar Abadi gjatë një parade të forcave të ushtrisë në Bagdad se trupat irakiane kishin marrë kontrollin e plotë të kufirit irakiano-sirian dhe se ushtria dhe populli i Irakut kanë triumfuar përfundimisht në luftën kundër grupit terrorist ISIS.

“Armiku ynë donte të vriste qytetërimin tonë, por ne fituam përmes unitetit dhe vendosmërisë. Arritëm të triumfonim brenda një kohë të shkurtër”-ishin fjalët e kryeministrit irakian. Në paradën ushtarake marshuan forcat e ushtrisë, policisë dhe forcat vullnetare të Irakut që me shumë sakrifica arritën të dëbonin terroristët e ISIS nga territori irakian. Njoftimi i kryeministrit irakian erdhi dy ditë pasi ushtria ruse tha se e kishte përmbushur misionin e saj të shkatërrimit të ISIS në Sirinë fqinje. Burime ushtarake ruse deklaruan se prania ushtarake e Rusisë do të fokusohet tani tek ruajtja e armëpushimit dhe rikthimi i paqes.