Delegacioni i Bahrejnit nuk lejohet të hyjë në xhaminë al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64135-delegacioni_i_bahrejnit_nuk_lejohet_të_hyjë_në_xhaminë_al_aksa
Rojet e xhamisë al-Aksa nuk lejuan delegacionin e Bahrejnit të hyjë në xhaminë e shenjtë në Kuds.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2017 16:34 Europe/Tirane
  • Delegacioni i Bahrejnit nuk lejohet të hyjë në xhaminë al-Aksa

Rojet e xhamisë al-Aksa nuk lejuan delegacionin e Bahrejnit të hyjë në xhaminë e shenjtë në Kuds.

Agjencia e lajmeve Fars, bën të ditur se një delegacion nga Bahrejni, i cili udhëtoi për në Palestinën e pushtuar, donte të hynte në xhaminë  al-Aksa të dielën, por rojet palestineze nuk e lejuan në shenjë proteste ndaj politikave të afrimit me regjimin sionist nga regjimi monarkist i Bahrejnit. Në të njëjtën kohë, lëvizja islamike palestineze Xhihadi Islamik, dënoi delegacionin e Bahrejnit për vizitën në Izrael dhe deklaroi: "Veprime të tilla janë largim nga vlerat arabe dhe islame". "Në një kohë kur populli palestinez është ngritur për mbrojtjen e Kudsit të shenjtë dhe kundër dhunës dhe terrorizmit të regjimit sionist, vizita e një delegacioni të një vendi arab të rajonit të Gjirit Persik në Palestinën e pushtuar me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me okupatorin sionist, është një ofezë e rëndë ndaj ndjenjave të popujve arabë dhe myslimanë dhe njerëzve liridashës të botës ", thuhet në deklaratën e Xhihadit Islamik.