Nënshkruhet marrëveshje ushtarake mes Katarit dhe Britanisë së Madhe
Katari dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një marrëveshje ushtarake në vlerë 8 miliard dollarë.
Marrëveshja është nënshkruar nga Khaled bin Muhamed al-Atija ministër i mbrojtjes i Katarit dhe nga Gavin Williamson homologu i tij britanik, njofton agjencisë Press Tv e lajmeve. Kontrata konsiston në blerjen e 24 avionëve luftarak Tifon të prodhimit britanik nga Katari. Në muajin dhjetor Katari gjithashtu ka nënshkruar kontrata miliarda dollarësh me Francën për blerjen e 12 avionëve luftarake Dassault. Katari ka ndërmarrë një program për blerjen e armatimeve në një kohë kur kohët e fundit marrëdhëniet e tij me Arabinë Saudite, Emiratet, Bahrejnin dhe Egjiptin janë tensionuar shumë. Arabia Saudite dhe aleatët e saj prej korrikut 2017 kanë ndërprerë në formë të njëanshme marrëdhëniet e tyre me Katarin duke e akuzuar Dohan si mbështetëse të terrorizmit. Këto vende kanë vendosur sanksione nga ajri, toka dhe deti kundër Katarit.