Arabia Saudite reagon ndaj sloganeve të protestuesve në Jordani
Pas protestave të organizuara në Jordani ku është shprehur mbështetja për popullit palestinez dhe janë hedhur slogane kundër Muhamed bin Selman, trashëgimtar i fronit në Arabinë saudite, ambasada sauditë në Jordania u ka kërkuar shtetasve të saj që të mos marrin pjesë në protestat që organizohen për dënimin e veprimit të fundit ë Amerikës.
Sipas një njoftimi të agjencisë al Alam të lajmeve, princi Khaled bin Fejsal ambasador i Arabisë saudite në Jemen ka paralajmëruar mbi pasojat e çdo ofendimi të zyrtarëve sauditë dhe ka thënë se ligjet në Jordani pengojnë organizimin e protestave nga të huajt. Khaled bin Fejsal gjithashtu akuzoi disa ligjvënës në Jordani duke i quajtur ligjvënës injorantë. Kohët e fundit parlamenti i Jordanisë ka marrë vendim për rishikimin e akordit me regjimin sionist pas veprimit të fundit të qeverisë amerikane për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. Sipas shumë ekspertëve Jordania dhe Arabia saudite janë në një krizë të heshtur në marrëdhëniet mes tyre e cila është theksuar akoma më shumë pas vendimit të preisdnetit amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.