Zbulohen dokumente të reja për komplotin në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64219-zbulohen_dokumente_të_reja_për_komplotin_në_jemen
Ministria e brendshme e Jemenit njoftim për zbulimin e dokumenteve dhe planeve të komplotit të fundit të asgjësuar në Jemen. Sipas njoftimit të ministrisë së brendshme krerët e komplotit të Jemenit dhe paramilitarët e varur prej tyre kishin hartuar një plan për rrëzimin e Sanas dhe ndryshimin e territoreve gjeografike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 12, 2017 04:45 Europe/Tirane
  • Zbulohen dokumente të reja për komplotin në Jemen

Ministria e brendshme e Jemenit njoftim për zbulimin e dokumenteve dhe planeve të komplotit të fundit të asgjësuar në Jemen. Sipas njoftimit të ministrisë së brendshme krerët e komplotit të Jemenit dhe paramilitarët e varur prej tyre kishin hartuar një plan për rrëzimin e Sanas dhe ndryshimin e territoreve gjeografike.

Ish Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, u vra të hënën gjatë përleshjeve me forcat e lëvizjes popullore jemenase Ansarullah në kryeqytetin Sana'a. Ai u vra ndërsa përpiqej të arratisej në provincën Ma'areb. Kjo ngjarje ndodhi menjëherë pasi Saleh u shkëput nga aleanca me lëvizjen Ansarullah në favor të Arabisë Saudite, e cila vazhdon të kryejë një luftë barbare kundër Jemenit. Saleh ishte presidenti i Jemenit për 33 vjet derisa dha dorëheqjen më 2012. Ali Abdullah Saleh, i cili u vra kohët e fundit në Sana'a, nuk arriti të nxirrte mësime nga historia dhe ra në kurthin e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili ka qenë i përfshirë në një fushatë të përgjakshme ushtarake kundër Jemenit që nga fillimi i vitit 2015. Arabia Saudite dhe koalicioni i aleatëve të saj kërkuan të ndezin një luftë civile në Jemen përmes nxitjes së kryengritjes dhe prishjes së aleancës midis lëvizjes Ansarullah dhe partisë së Kongresit të Përgjithshëm të Popullit të kryesuar nga Saleh. Lëvizja Ansarullah e Jemenit deklaroi se ish-presidenti i vendit, Ali Abdullah Saleh, "nuk ishte i sinqertë" në konfrontimin e tij me koalicionin ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, ndërsa bashkëpunonte fshehurazi me Riadin, duke e përshkruar epokën e Saleh si "më të keqen" në historinë e Jemenit.