Mbi 150 palestinezë plagosen gjatë përleshjeve me ushtarakët sionistë
(last modified Tue, 12 Dec 2017 11:26:55 GMT )
Dhjetor 12, 2017 12:26 Europe/Tirane
  • Mbi 150 palestinezë plagosen gjatë përleshjeve me ushtarakët sionistë

Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka njoftuar për plagosjen e 157 palestinezëve gjatë përleshjeve të fundit me forcat ushtarake të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Resa njoftoi se protestat e qytetarëve palestinezë kundër vendimit të presidentit amerikan për njohjen e Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist dhe përleshjet me forcat ushtarake të regjimit sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, po vazhdojnë akoma. Grupet palestineze kanë kërkuar vazhdimin e protestave kundër vendimit të Trump rreth Kodsit. Në sulmet e fundit të sionistëve kundër palestinezëve, të paktën janë martirizuar katër palestinezë. Pas vendimit të Donald Trump rreth Kodsit të shenjtë, territoret e pushtuara të Palestinës janë përfshirë nga protestat e gjera dhe nga përleshjet me forcat ushtarake të regjimit sionist.

Tags