Rreth 240 sionistë përdhosin xhaminë Al Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64409-rreth_240_sionistë_përdhosin_xhaminë_al_aksa
Rreth 240 kolonë sionistë kanë përdhosur vendin e shenjtë të xhamisë Al Aksa në Kodsin e shenjtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2017 11:51 Europe/Tirane
  • Rreth 240 sionistë përdhosin xhaminë Al Aksa

Rreth 240 kolonë sionistë kanë përdhosur vendin e shenjtë të xhamisë Al Aksa në Kodsin e shenjtë.

Qendra informative e Palestinës ka njoftuar se Faras Debed, zëdhënësi i drejtorisë së vakëfit islamik në Kodsin e shenjtë, ka deklaruar se kolonët sionistë të enjten në kuadër të një grupi nën mbrojtjen e forcave ushtarake të regjimit sionist kanë hyrë në xhaminë Al Aksa me forcë nga porta Al-Megharibe. Ky agresion i dhunshëm ndaj xhamisë Al Aksa është kryer në ditën e dytë të festës hebreje “Hanuka”. Që nga fillimi i vitit 2017 e deri më tani, mbi 24 mijë kolonë sionistë kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Al Aksa duke përdhosur ambientet e këtij vendi të shenjtë. Vlen të theksohet se xhamia Al Aksa eshtre simboli kryesor i identitetit islamik të Palestinës në Kodsin e shenjtë e cila vazhdimisht përballet me veprimet e dhunshme dhe destruktive të regjimit sionist.