"Shteti i Izraelit" nuk ekziston, nuk ka kryeqytet
Kreu i lëvizjes islamike palestineze, Hamas, ka dënuar ashpër vendimin e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Kodsin e pushtuar si kryeqytet të regjimit të Tel Avivit, duke theksuar se i ashtuquajturi 'shteti i Izraelit 'nuk ekziston dhe nuk mund të ketë një kryeqytet të vetin.
Duke ju drejtuar mbështetësve të Hamasit në 30 vjetorin e themelimit të lëvizjes në qytetin Gaza të enjten pasdite, Ismail Hanije lavdëroi sakrificat e bëra nga anëtarët e lëvizjes së rezistencës për të mbajtur gjallë jetën e palestinezëve. "Hamasi u krijua për të mbrojtur Palestinën dhe per te luftuar pushtimin e Kodsit në veçanti", vuri në dukje ai. Hanije në vazhdim ka thënë se të gjithë njerëzit liridashës në botë mbështesin çështjen e Palestinës dhe të Kodsit të shenjtë. Figura politike e lartë palestineze më pas përshëndeti rezistencën e palestinezëve kundër komplotit të ri izraelito-amerikan, duke thënë: "Uniteti përballë skemës amerikane përballë Kodsit është një fitore për popullin palestinez". "Kodsi i takon të gjithë botës", vuri në dukje ai, duke bërë thirrje për tubime masive në mbarë botën, në mënyrë që të detyrohet Uashingtoni të ndryshojë vendimin e tij mbi këtë qytet. "Asnjë fuqi në botë nuk mund të ndryshojë identitetin e Kodsit. Shteti i Izraelit nuk ekziston dhe prandaj nuk mund të ketë një kryeqytet. Ne do të sakrifikojmë gjakun dhe jetën tonë për Xhaminë Al Aksa dhe për Kodsin", tha ndër të tjera z. Hanije.