ISIS ka humbur por Amerika vazhdon të vrasë civilët sirianë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64435-isis_ka_humbur_por_amerika_vazhdon_të_vrasë_civilët_sirianë
Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë ka kritikuar koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja, që pretendon se po lufton grupin terrorist ISIS, duke thënë se aleanca ushtarake në të vërtetë po sulmon objektet civile dhe po garanton sigurinë e terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2017 16:37 Europe/Tirane
  • ISIS ka humbur por Amerika vazhdon të vrasë civilët sirianë

Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë ka kritikuar koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja, që pretendon se po lufton grupin terrorist ISIS, duke thënë se aleanca ushtarake në të vërtetë po sulmon objektet civile dhe po garanton sigurinë e terroristëve.

Siç njofton agjencia siriane e lajmeve SANA, të enjten, në dy letra të veçanta drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe presidentit të radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB, Koro Besho, Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë deklaroi se koalicioni i udhëhequr nga SHBA vetëm sa pretendon se lufton kundër ISIS, por në fakt , po transportonte terroristët nga një pjesë e Sirisë në një tjetër dhe po garanton sigurinë e tyre. Letrat më tej vunë në dukje se terroristët e ISIS janë spastruar nga shumica e rajoneve në Siri vetëm nëpërmjet operacioneve kundër terrorizmit të kryera nga trupat qeveritare siriane dhe luftëtarët e shteteve  aleate të Sirisë. Damasku gjithashtu kritikoi të ashtuquajturit avokatë të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë se kanë mbyllur sytë ndaj mizorive që koalicioni i udhëhequr nga SHBA po kryen në provincat Raka dhe Deir al-Zur. Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, njoftoi të enjten se mbrëmjen e kaluar, sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA kishin marrë jetën e së paku 23 civilëve sirianë, kryesisht gra dhe fëmijë, në fshatin Al-Xhurze Sharki të provincës Deir al-Zur.