Ekzekutohen 38 terroristë në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64437-ekzekutohen_38_terroristë_në_irak
Iraku ka ekzekutuar 38 anëtarë të grupeve terroriste takfiriste të ISIS dhe al-Kaedas nën akuzat e terrorizmit në një burg në krahinën jugore Dhiqar, thanë autoritetet lokale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2017 16:38 Europe/Tirane
  • Ekzekutohen 38 terroristë në Irak

Iraku ka ekzekutuar 38 anëtarë të grupeve terroriste takfiriste të ISIS dhe al-Kaedas nën akuzat e terrorizmit në një burg në krahinën jugore Dhiqar, thanë autoritetet lokale.

Sipas Dakhel Kazem, një zyrtar i lartë në këshillin provincial, ekzekutimet u kryen të enjten në një qendër burgimi në kryeqytetin provincial Nasiriah. Ai më tej tha se të dënuarit, të cilët ishin "akuzuar për veprimtari terroriste", u varën në praninë e Ministrit të Drejtësisë Haidar al-Zameli. Kazem shtoi se ata ishin të gjithë shtetas irakianë, por njëri prej tyre gjithashtu kishte shtetësi suedeze. Që nga 25 shtatori kur 42 terroristë u vranë në të njëjtin burg ky ishte numri më i madh i ekzekutimeve në një ditë të vetme në Irakun goditur nga kriza.