Palestinezët përleshen me forcat izraelite në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64505-palestinezët_përleshen_me_forcat_izraelite_në_bregun_perëndimor
Sot janë zhvilluar përleshje të ashpra mes forcave të Tel Avivit dhe protestuesve palestinezë, të cilët janë të zemëruar me vendimin e SHBA për të njohur Kodsin si kryeqyteti i Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2017 13:38 Europe/Tirane
  • Palestinezët përleshen me forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Sot janë zhvilluar përleshje të ashpra mes forcave të Tel Avivit dhe protestuesve palestinezë, të cilët janë të zemëruar me vendimin e SHBA për të njohur Kodsin si kryeqyteti i Izraelit.

Pas namazit të së premtes, palestinezët dolën përsëri në rrugë në Kods, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës për të denoncuar deklaratën e Presidentit të SHBA Donald Trump mbi Kodsin. Forcat izraelite qëlluan me gaz lotsjellës dhe plumba gome për të prishur tubimet në disa zona në Bregun Perëndimor, duke shkaktuar sulme të protestuesve, të cilët u përgjigjën duke hedhur gurë. Ushtria izraelite ka vendosur përforcime në të gjithë Kodsin në të cilin gjendet xhamia Al Aksa.