Arrestohen disa princa tjerë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64507-arrestohen_disa_princa_tjerë_sauditë
Një gazetar saudit njofton për arrestimin e disa princave tjerë sauditë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2017 13:44 Europe/Tirane
  • Arrestohen disa princa tjerë sauditë

Një gazetar saudit njofton për arrestimin e disa princave tjerë sauditë.

Gazeta Al Kods Al Arabi të premten citoi shkrimtarin dhe gazetarin saudit Xhamal Kashakchi të thoshte se një tjetër grup i princave sauditë hyri në hotelin Ritz Carlton, ku zyrtarët sauditë kanë arrestuar dhjetëra princa dhe biznesmenë. Prokuroria e përgjithshme e Arabisë Saudite më 6 dhjetor njoftoi se numri i të pandehurve të thirrur nga Komiteti Anti-Korrupsion ka arritur në 320. Autoritetet saudite kanë filluar një fazë arrestimesh që nga 4 nëntori 2017, gjatë arrestimit të disa prej princave sauditë, në kontekstin e asaj që Rijadi e quajti korrupsion, duke bllokuar llogaritë e princave dhe duke konfiskuar pasuritë e tyre.