Forcat jemenase sulmojnë një komandë saudite në Xhizan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64543-forcat_jemenase_sulmojnë_një_komandë_saudite_në_xhizan
Njësiti raketor i ushtrisë së Jemenit ka sulmuar me një raketë balistike një prej bazave të ushtrisë saudite në rajonin Xhizan në jugperëndim të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 16, 2017 06:47 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë një komandë saudite në Xhizan

Njësiti raketor i ushtrisë së Jemenit ka sulmuar me një raketë balistike një prej bazave të ushtrisë saudite në rajonin Xhizan në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira sipas të cilës Aziz Rashid zëdhënës i ushtrisë së Jemenit ka thënë se raketa Kahir M2 është lëshuar në drejtim të komandës saudite në rajonin Xhizan. Rashid shtoi se kapaciteti raketor i Jemenit është në masë saqë mund të godasë çdo pikë të ndjeshme brenda territorit saudit. Edhe më herët ushtria jemenase ka goditur disa herë zonat ushtarake saudite në rajonin Xizan duke lënë të vrarë dhe të plagosur shumë ushtarë sauditë. Ndërkohë avionët luftarakë sauditë kanë sulmuar sot provincën Saade në veri të Jemenit duke lënë të vrarë të paktën 20 civilë. Arabia Saudite e mbështetur nga disa vende arabe të rajonit dhe nga Amerika, prej vitit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e riktimit të Abdarabuh Mansur Hadi në postin e presidentit.