Ministria e jashtme e Sirisë dënon deklaratën e De Mistura
Ministria e jashtme e Sirisë ka dënuar ashpër deklaratën e Stefan De Mistura përfaqësues i OKB për çështjet e Sirisë.
De Mistura ka akuzuar qeverinë e Sirisë se ka penguar progresin e bisedimeve mes palëve në negociatat e fundit në Gjenevë. Burime nga ministria e jashtme e Sirisë thonë se deklaratat e De Mistura dhe të ministrisë së jashtme të Francës dhe ka thënë se të tilla deklarata janë të ndikuar nga qëndrimet e opozitarëve të cilët me mashtrime dhe komplote gjakosin popullin sirian. Siria me sinqeritet po përpiqet të nxjerrë vendin nga kriza aktuale dhe Damasku është angazhuar plotësisht në takimet ndërkombëtare me shpresën se negociatat do të sjellin rezultate pozitive, mirëpo deklaratat e Riadit dhe deklaratat e hartuara përpara negociatave pengojnë progreset në bisedime.