Vriten dhe plagosen me dhjetëra jemenas në sulmet e avionëve sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64617-vriten_dhe_plagosen_me_dhjetëra_jemenas_në_sulmet_e_avionëve_sauditë
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë vrarë 3 civilë jemenas dhe plagosur me dhjetëra të tjerë në bombardimet e kryera në disa zona të Jemenit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 17, 2017 04:44 Europe/Tirane
  • Vriten dhe plagosen me dhjetëra jemenas në sulmet e avionëve sauditë

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë vrarë 3 civilë jemenas dhe plagosur me dhjetëra të tjerë në bombardimet e kryera në disa zona të Jemenit.

Dje avionët luftarakë sauditë kanë sulmuar dhe bombarduar tregun e qytetit His në provincën Hadida të Jemenit, duke lënë të vrarë 3 civilë mes tyre një grua dhe plagosur  të tjerë. Gjithashtu avionët sauditë kanë sulmuar një autobus me pasagjerë në rajonin Harib Geramis të provincës Maareb duke lënë të plagosur shumë civilë jemenas. Tjetër objektiv i sulmeve të avionëve saudite ka qenë edhe zona 9 e Sanas kryeqytet i Jemenit. Në këtë zonë ushtria e Jemenit ka sulmuar bazat e mercenarëve sauditë me raketa Zelzal. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.