Jëlldërëm theskon mbështetjen ndaj Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64665-jëlldërëm_theskon_mbështetjen_ndaj_palestinës
Kryeministri i Turqisë përsëri ka theksuar zotimin e Ankarasë në mbështetje ndaj Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2017 12:08 Europe/Tirane
  • Jëlldërëm theskon mbështetjen ndaj Palestinës

Kryeministri i Turqisë përsëri ka theksuar zotimin e Ankarasë në mbështetje ndaj Palestinës.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Binali Jëlldërëm, kryeministri i Turqisë, të shtunën në takimin e partisë AK, vuri në dukje hapjen e një zyre diplomatike në nivel të ambasadës së Palestinës në Turqi dhe deklaroi: "Në të gjitha qarqet ndërkombëtare kemi mbështetur dhe përkrahur Palestinën dhe Kodsin e shenjtë dhe ky proces do të vazhdojë edhe në të ardhmen". Presidenti i Turqisë të shtunën në Stamboll ka deklaruar se populli dhe qeveria e Turqisë do të vazhdojë përkrahjen ndaj popullit të shtypur të Palestinës dhe insistojnë në themelimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet Kodsin e shenjtë. Rexhep Taip Erdogan më pas ka kritikuar ashpër deklaratat dhe qëndrimet e presidentit të Amerikës dhe i ka quajtur ato simbol të disfatës së Amerikës në politikat drejtuese të këtij vendi në rajon.