Liberman kërkon rishikimin e marrëdhënieve me Turqinë
Ministri sionist i luftës Avigdor Liberman bëri thirrje për një rishikim të marrëdhënieve të regjimit sionist me Turqinë.
Sipas IRNA, Avigdor Liberman, në përgjigje të vërejtjeve të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për Jerusalemin, bëri thirrje për një rishikim të bashkëpunimit ekonomik të regjimit sionist me Turqinë. Ministri i luftës i regjimit sionist shtoi se Erdogan muajt e fundit ka përdorur çdo mundësi për të sulmuar Izraelin. Ai tha se duhet të rishqyrtohen marrëdhëniet e Tel Avivit me Ankaranë në shumë aspekte. Presidenti i Republikës së Turqisë të mërkurën e kaluar në Stamboll tha se vendimi i Presidentit të SHBA Donald Trump rreth Kodsit nga aspekti historik, ligjor dhe etik është i jashtëligjshëm dhe nuk ka kredibilitet. Ai theksoi se që nga viti 1947, Izraeli ka vazhduar të zgjerojë okupimin e territoreve palestineze. Erdogan gjithashtu e quajti Izraelin si një pushtues dhe regjim terrorist. Më 6 dhjetor, Trump e konsideron Kodsin si kryeqytetin e regjimit të rremë të Izraelit dhe për këtë presidenti i Shteteve të Bashkuara u përball me protesta të gjera popullore, reagimet popullore dhe të organizatave ndërkombëtare.