Terroristët sulmojnë me raketa një shkollë në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64757-terroristët_sulmojnë_me_raketa_një_shkollë_në_alepo
Grupet terroriste kanë sulmuar një shkollë në rajonin Alepo i Ri në veri të qytetit Alepo në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2017 04:39 Europe/Tirane
  • Terroristët sulmojnë me raketa një shkollë në Alepo

Grupet terroriste kanë sulmuar një shkollë në rajonin Alepo i Ri në veri të qytetit Alepo në Siri.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës, objektiv i sulmit me raketa të terroristëve ishte shkolla e vajzave Asad Akil në lagjen Alepo i Ri. Terroristët gjithashtu kanë sulmuar fshatrat Meshrafe dhe Xhaburin në veri të qytetit Homs. Ushtria e Sirisë duke iu përgjigjur sulmeve të vazhdueshme të grupeve terroriste, ka vrarë të paktën 30 terroristë në provincën Hamah mes tyre Selahudin al-Shishani, Ahmed Abdullah Fadhe dhe Amar Neman’husein ndër krerët e grupeve terroriste në Siri.