Bashar Asad: Sanksionet ekonomike ka shtuar krizën njerëzore në Siri
Presidenti i Sirisë deklaroi se sanksionet ekonomike kundër popullit të këtij vendi dhe lufta kundër terroristëve, kanë shtuar krizën njerëzore në këtë vend.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, të martën, në takim me një delegacion të Organizatës Ndërkombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, deklaroi: "Qeveria e Sirisë me të gjitha forcat dhe institucionet e veta do të bëjë përpjekje për të reduktuar vuajtjet e qytetarëve të shkaktuara nga krimet dhe veprimet çnjerëzore të grupeve terroriste. Aktualisht forcimi i bashkëpunimit me Organizatën e Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, është prioritet për Sirinë". Presidenti i Sirisë të hënën gjithashtu pas takimit me një delegacion ekonomik të Rusisë të kryesuar nga Dmitry Ruxin, zv/kryeministri i Rusisë, deklaroi: "Lufta kundër terrorizmit akoma nuk ka përfunduar dhe Siria akoma është e preokupuar me spastrimin e këtij vendi nga terroristët".