Huthi: Amerika arkitektja kryesore e agresionit saudit kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64833-huthi_amerika_arkitektja_kryesore_e_agresionit_saudit_kundër_jemenit
Udhëheqësi i lëvizjes popullore Ansarullah të Jemenit ka dënuar ashpër fushatën shkatërruese të bombardimeve ajrore të Arabisë Saudite kundër vendit të tij, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara si arkitekti kryesor i agresionit ushtarak saudit kundër Jemenit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2017 19:24 Europe/Tirane
  • Huthi: Amerika arkitektja kryesore e agresionit saudit kundër Jemenit

Udhëheqësi i lëvizjes popullore Ansarullah të Jemenit ka dënuar ashpër fushatën shkatërruese të bombardimeve ajrore të Arabisë Saudite kundër vendit të tij, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara si arkitekti kryesor i agresionit ushtarak saudit kundër Jemenit.

Duke ju drejtuar mbështetësve të tij nëpërmjet një transmetimi televiziv drejtpërdrejt nga kryeqyteti jemenas Sana'a, të martën në mbrëmje, Abdul Malik Badredin al-Huthi deklaroi se regjimi i Riadit ka përdorur të gjitha mjetet në dispozicion në sulmet e tij kundër kombit jemenas. "Objektet civile dhe fetare kanë qenë në shënjestër gjatë tre viteve të agresionit saudit në Jemen. Regjimi saudit nuk ka turp të sulmojë çdo gjë që ka të bëjë me Jemenin," tha ai. Kreu i Ansarullah shtoi se sulmet ajrore saudite kundër funeraleve dhe ceremonive të dasmave në Jemen vërtetojnë përfundimisht natyrën çnjerëzore të agresionit saudit kundër Jemenit. "Megjithatë, agresorët kanë dështuar të detyrojnë Jemenin të nënshtrohet" nënvizoi al-Huthi. Kreu i Ansarullahut gjithashtu kritikoi heshtjen e Kombeve të Bashkuara dhe të bashkësisë ndërkombëtare përballë krimeve dhe mizorive të Arabisë Saudite në Jemen. "Krimet saudite kundër Jemenit janë një provë për të gjithë botën për të parë nëse ata flasin të vërtetën apo jo," vuri në dukje Huthi. Ai theksoi se Arabia Saudite dhe aleatët e saj rajonal po u shërbejnë interesave të regjimit sionist të Izraelit në fushatën e tyre ushtarake kundër Jemenit. Huthi tha se zhvillimet pas njohjes së Kudsit si kryeqytetin e Izraelit nga Presidenti  SHBA, Donald Trump, treguan qartë se regjimi sundues në Arabinë Saudite është thjesht një kukull në duart e administratës amerikane. "Regjimi saudit është një i huaj dhe një tradhtar i të gjitha kombeve muslimane. Populli jemenas qëndron i bashkuar përballë agresionit saudit, pavarësisht se sa ndryshe mund të jenë qëndrimet e tyre ", tha udhëheqësi i Ansarullahut. Ndër të tjera, ai theksoi: “Lëshimi i një rakete balistike në Riad është ngjarja kulmore e një mijë ditëve të rezistencës së popullit jemenas fillimi i një faze të re konfrontimi”. “Të gjitha Pallatet e regjimit saudit janë nën rrezen e veprimit të raketave të Jemenit”, përfundoi kreu i lëvizjes Ansarullah.