Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë lokale të Kurdistanit të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65015-protestuesit_kërkojnë_dorëheqjen_e_qeverisë_lokale_të_kurdistanit_të_irakut
Qytetarët e qytetit Rania në provincën Sulejmanie në Irak, kërkuan luftimin e korrupsionit dhe shkarkimin e qeverisë lokale në rajonin e Kurdistanit të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2017 15:48 Europe/Tirane
  • Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë lokale të Kurdistanit të Irakut

Qytetarët e qytetit Rania në provincën Sulejmanie në Irak, kërkuan luftimin e korrupsionit dhe shkarkimin e qeverisë lokale në rajonin e Kurdistanit të Irakut.

Shumica e qyteteve në rajonin e Kurdistanit të Irakut nga e hëna në mëngjes (18 dhjetor) janë arenë e protestave masive kundër korrupsionit dhe mos pagesës së pagave dhe kushteve joadekuate ekonomike dhe të jetesës për qytetarët e këtij rajoni. Qytetarët e qytetit Rania në provincën Sulejmanie, kërkuan rimëkëmbjen ekonomike në rajon, shkarkimi e qeverisë lokale, dënimin e të korruptuarve dhe reformimin e sistemit politik dhe administrativ në rajonin e Kurdistanit të Irakut.