Kërkesa për lirimin e disa të rinjve në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65163-kërkesa_për_lirimin_e_disa_të_rinjve_në_bahrejn
Qendra Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive u bëri thirrje autoriteteve të Al-Khalifa të Bahrejnit të lirojë pesë të burgosur të rinj bahrejnas të arrestuar javën e kaluar nga forcat e sigurimit të vendit në zonën Deraz të Manamasë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 04:59 Europe/Tirane
  • Kërkesa për lirimin e disa të rinjve në Bahrejn

Qendra Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive u bëri thirrje autoriteteve të Al-Khalifa të Bahrejnit të lirojë pesë të burgosur të rinj bahrejnas të arrestuar javën e kaluar nga forcat e sigurimit të vendit në zonën Deraz të Manamasë.

Sipas agjencisë IRNA, Qendra Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive njoftoi mbrëmë se pesë të rinj janë duke u mbajtur në burg në mënyrë arbitrare dhe pa u gjykuar nga autoritetet përkatëse dhe sipas ligjit ndërkombëtar është veprim i paligjshëm. Gjatë dy muajve të fundit (nëntor dhe dhjetor), forcat e sigurimit të Bahrejnit kanë arrestuar një numër të madh të të rinjve të Bahrejnit në rajoni Deraz, ku asnjëri prej tyre nuk është gjykuar apo liruar nga burgu deri tani.  Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i ka bërë thirrje Bahrejnit të lejojë vëzhguesit e OKB-së që të vizitojnë burgjet në vend. Më parë, Qendra për të Drejtat e Njeriut në Bahrejn i kishte bërë thirrje qeverisë të ndalë gjykimin e civilëve nën pretekstin e aktiviteteve terroriste në gjykatat ushtarake. Organizata e Paqes e Bahrejnit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar janë ndaluar 15,000 njerëz. Regjimi i Al-Khalifa ka arrestuar dhe persekutuar kundërshtarët e tij që nga viti 2011 dhe ka nxjerrë dënime me ekzekutimin e të rinjve revolucionarë me pretekstin gjoja të përfshirjes në operacione terroriste. Bahrejni që është vendi më i vogël në Azinë Perëndimore që nga 14 shkurti 2011, është kthyer në skenë të protestave paqësore për liri, drejtësi dhe zgjedhjen  e qeverisë me votën e popullit.