Arrestohen disa palestinezë në BPLJ
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65191-arrestohen_disa_palestinezë_në_bplj
Forcat e ushtrisë së regjimit sionist në vazhdën e veprimeve të tyre armiqësore, arrestuan disa palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 09:29 Europe/Tirane
  • Arrestohen disa palestinezë në BPLJ

Forcat e ushtrisë së regjimit sionist në vazhdën e veprimeve të tyre armiqësore, arrestuan disa palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar kanalin televiziv libanez Al Mejadin, ushtarët e regjimit sionist pos që kanë kryer sulme masive në rajone të ndryshme të BPLJ janë përleshur ashpër me palestinezët e këtyre rajoneve, duke arrestuar 22 prej tyre. Në këtë rast, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme palestineze Ashraf Kodret, ka thënë se që nga koha e njoftimit të vendimit armiqësor të Donald Trump më 6 dhjetor në lidhje me Kodsin e deri më tani, 15 palestinezë janë martirizuar.  Më 6 dhjetor 2017, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli Kudsin si kryeqytetin e regjimit sionist, një veprim që u përball me protesta masive popullore dhe reagime nga krerët e shteteve të botës. Që atëherë, qytetet dhe fshatrat palestineze kanë përjetuar intifadën e tretë dhe protesta.