Avionët luftarakë të regjimit sionist sulmojnë Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65211-avionët_luftarakë_të_regjimit_sionist_sulmojnë_rripin_e_gazës
Avionët luftarak të regjimit sionist disa herë kanë sulmuar pozicionet e Rezistencës Palestineze dhe kanë shkatërruar disa shtëpi civile në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 10:41 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë të regjimit sionist sulmojnë Rripin e Gazës

Avionët luftarak të regjimit sionist disa herë kanë sulmuar pozicionet e Rezistencës Palestineze dhe kanë shkatërruar disa shtëpi civile në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë IRNA, avionët luftarakë të regjimit sionist të hënën në mëngjes kanë bombarduar rajonin Al-Sudanija në veriperëndim të qyteti Gaza ku kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në shtëpitë e palestinezëve në këtë rajon. Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë hedhur edhe tre raketa në rajonin Al-Vaha në veriperëndim të Gazës ku kanë shkatërruar një zonë të madhe të vendbanimeve dhe pronave të palestinezëve. Burimet palestineze kanë deklaruar se pozicionet e Rezistencës Palestineze në perëndim të Bejt Lahija në veri të Rripit të Gazës janë sulmuar me pesë raketa nga avionët luftarakë të regjimit sionist ku si pasojë ka shpërthyer një zjarr i madhe dhe janë shkatërruar shtëpitë e civilëve palestinezë. Njëkohësisht me këtë, anijet luftarake të regjimit sionist kanë hapur zjarr në drejtim të peshkatarëve palestinezë në brigjet e Rripit të Gazës.