Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65215-vazhdojnë_sulmet_ajrore_të_arabisë_saudite_kundër_jemenit
Në vazhdën e sulmeve ajrore të Arabisë Saudite në vendbanime civile në Jemen, janë vrarë shtatë civilë në rajonin Asr në Sana, kryeqytetin e Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 10:57 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit

Në vazhdën e sulmeve ajrore të Arabisë Saudite në vendbanime civile në Jemen, janë vrarë shtatë civilë në rajonin Asr në Sana, kryeqytetin e Jemenit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet jemenase deklaruan se avionët luftarakë të Arabisë Saudite të hënën në mëngjes kanë bombarduar lagjen Asr në Sana ku si pasojë janë vrarë shtatë civilë dhe janë plagosur pesë persona të tjerë. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu kanë sulmuar edhe rajone të tjera në Sana ku si pasojë është vrarë një civilë dhe janë plagosur katër persona të tjerë. Sipas këtij burimi, avionët luftarakë të Arabisë Saudite ditën e diele kanë hedhur 35 rakete në vendbanimet civile dhe fushat bujqësore të qytetarëve jemenas në rajonin Nihem në provincën Sana. Në sulmet e avionëve luftarakë të regjimit Al Saud në qytetin Zubejd në jug të Al-Hudejdas në perëndim të Jemenit, janë vrarë tetë civilë jemenas në mesin e tyre dy gra.