Gjykata ushtarake e Bahrejnit dënon me vdekje 6 opozitarë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65231-gjykata_ushtarake_e_bahrejnit_dënon_me_vdekje_6_opozitarë
Gjykata ushtarake në Bahrejn ka dënuar me vdekje gjashtë protestues anti-qeveritarë dhe ka revokuar nënshtetësinë e tyre, pasi regjimi i dinastisë Al-Khalifah po vazhdon goditjen e rëndë ndaj disidentëve politikë dhe aktivistëve pro-demokraci në mbretërinë e Gjirit Persik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 14:50 Europe/Tirane
  • Gjykata ushtarake e Bahrejnit dënon me vdekje 6 opozitarë

Gjykata ushtarake në Bahrejn ka dënuar me vdekje gjashtë protestues anti-qeveritarë dhe ka revokuar nënshtetësinë e tyre, pasi regjimi i dinastisë Al-Khalifah po vazhdon goditjen e rëndë ndaj disidentëve politikë dhe aktivistëve pro-demokraci në mbretërinë e Gjirit Persik.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Bahrejnit raportoi se një nga ata që ishin dënuar me vdekje, i identifikuar si Mubarak Adel Mubarak Mahana, ishte duke kryer shërbimin ushtarak para arrestimit të tij. Gjykata dënoi shtatë të pandehur të tjerë me burgim shtatëvjeçar dhe i privoi edhe ata nga shtetësia e tyre. Pesë të akuzuar të tjerë u liruan. Disa orë pas shpalljes së dënimeve me vdekje nga një gjykatë e Bahrejnit, protesta kundër regjimit filloi në të gjithë mbretërinë e vogël të Gjirit Persik, me qindra demonstrues që dolën në rrugë në fshatrat Salmabad, Karzakan dhe Diraz, duke hedhur slogane kundër dinastisë sunduese Al Khalifah dhe duke djegur  goma. Dijetarët fetarë të Bahrejnit gjithashtu paralajmëruan kundër pasojave të dënimeve të fundit dhe theksuan se vendimi do të shërbejë vetëm për të ushqyer më shumë tensione në Bahrejn dhe për të provokuar reagime negative.