Ministri i jashtëm i Japonisë takohet me kreun e AAP
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65253-ministri_i_jashtëm_i_japonisë_takohet_me_kreun_e_aap
Ministri i jashtëm i Japonisë, u takua në Ramallah me kryetarin e AAP, Mahmud Abas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 08:09 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Japonisë takohet me kreun e AAP

Ministri i jashtëm i Japonisë, u takua në Ramallah me kryetarin e AAP, Mahmud Abas.

Sipas një njoftimi të agjencisë Anatoli të lajmeve në Turqi, ministri i jashtëm i Japonisë Taro Kano dhe Mahmud Abas kryetar i AAP diskutuan për gjendjen dhe zhvillimet në Palestinë dhe në rajon. Me këtë rast Mahmud Abas ka falënderuar Japoninë për votën e saj ndaj rezolutës së AP të OKB në mbështetje të Kodit dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Japonisë për popullin palestinez. Kreu i AAP shprehu dëshirën e palës palestineze për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Nga ana e tij ministri i jashtëm i Japonisë shprehu mbështetjen e Tokios për procesin politik të zgjidhjes së problemit mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe tha se Tokio do të vazhdojë mbështetjen e saj ekonomike dhe financiare për palestinezët dhe organet e Palestinës.